Reparti i Internos në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë është lëshuar sot në përdorim pas renovimit të plotë.
Sipas njoftimit të spitalit, renovimi ka përfshirë rregullimin e hapësirave të brendshme, përmirësimin e infrastrukturës dhe vendosjen e inventarit të ri, duke krijuar kushte më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.
Nga spitali është bërë e ditur se ky investim synon rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, ndërsa është falënderuar Ministria e Shëndetësisë për përkrahjen në realizimin e projektit.

