Besnik Mujeci, asamblist i Vetëvendosjes në Prishtinë, është në mesin e pesë personave të arrestuar nga Policia e Shqipërisë për përfshirje në kotrabandë të drogë.
Ai u kap me mbi 11 mijë doza ekstazi me vlerë rreth 400 mijë euro. Ky rast ka nxitur reagime të mëdha aq sa po kërkohet një “narko-test” edhe për udhëheqësit e vendit.
Rasti i asamblistit të VV-së, Besnik Mujeci, i cili tashmë është shkarkuar nga të gjitha pozitat brenda Vetëvendosjes, ka nxitur edhe propozime të reja, duke filluar nga propozimi që edhe vendimmarrësit e shtetit të kontrollohen për drogë.
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Burim Ramadani, ka propozuar që edhe vendimmarrësve të shtetit t’ju bëhet testi për drogë.
Ramadani thotë së nësë ky test do të bëhej atëherë rezultatet do të ishin të çuditshme.
“Narko-Test për vendimmarrësit. Një test për përdorim droge nëpër shumë nivele shtetërore do të mund të çudiste me rezultate. Kjo nuk është shaka.Le ta bëjnë Narko-Testin të gjitha nivelet vendimmarrëse, ata dhe ato që paguhen nga taksat tona dhe vendosin se si ta shpenzojnë Buxhetin e Kosovës.” – ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, ai ka sififuar që testin për përdorim të dorgës të bëhet nga Prisidenca, Qeveria e Kuvendit dhe me anë të këtij testi zbulohet nëse politikanë janë përdorues të dorgës.
“Nuk po paragjykoj, por i sfidoj le ta bëjnë fillimisht: Presidenca, Qeveria, Kuvendi. Është testim i lehtë praktik, nuk kushton shumë për rrogat i kanë, për 5 minuta secili dhe secila do ta merrte rezultatin. Testi imunologjik prej më të zakonshmëve zbulon nëse personi (në rastin tonë: vendimmarrësi apo vendimmarrësja) ka përdorur kanabis, opiate, kokainë, amfetaminë dhe methamphetamine (MDMA).” – ka thënë ai.
Ndërkohë edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku është i mendimit që të bëhet një test për drogë.
Ai ka kërkuar që ky test t’i bëhet, kryeministri, Albin Kurti, ministres Albulena Haxhiu dhe ministrit Xhelal Sveçla.
“Lëvizja Vetëvendosje në lëvizje për shkatërrim e degjenerim!Pazare me miell, vaj e së fundmi edhe me drogë. Propozoj që Albinit, Albulenës e Xhelalit t’i bëhet testi i drogës, e të mos çuditemi nga veprimet e tyre të shfrenuara, duke pas parasysh që mund të jenë nën efektin e ekstazisë.” – ka kërkuar Lushtaku.