Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Takimi është zhvilluar pa praninë e medieve. Rama fillimisht është pritur në takim nga e para e shtetit Vjosa Osmani.
Takimin me Ramën e ka refuzuar kreu i Qeverisë, Albin Kurti. Ai ka thënë se me Ramën do të takohet vetëm në mbledhjen e dy qeverive.
Kurse Rama gjatë ditës është shprehur nuk i ka kërkuar takim Kurtit dhe se sipas tij, Kurti ka refuzuar takimin paraprakisht, duke menduar se ai më pas do i kërkonte takim.
Madje ai tha se shpreson që Kurti nuk e ka harruar Kanunin, duke shtuar se edhe hasmit i hapet dera./EO/