Zëvendës drejtorja e ARBK, Lebibe Haliti, ka marrë vendim t’ia shfuqizojë certifikatën e biznesit kompanisë “Art Motion”.
Ditë më parë, iu shfuqizua certifikata Klan Kosovës. Ndërsa, sipas këtij vendimi, që mban datën 22 qershor (dje), tashmë certiifikata i është shfuqizuar krejt kompanisë “Art Motion”.
Sipas këtij vendimi të MINT, ARBK obligohet për zbatimin e këtij vendimi.
Në arsyetimin e vendimit ndër të tjera thuhet:
“Art Motion” se përbëjnë “kërcënim serioz ndaj sigurisë publike” të cilën e konsideron të dëshmueshme “përmes mohimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës” në regjistrim.
Në vendim thuhet se ky biznes ka për synim “lajthitjen e institucioneve të Republikës së Kosovës” përmes regjistrimit si investitorë i huaj për të gëzuar “të gjitha benefitet që sjellë legjislacioni në fuqi.