Emri i saj ishte “ADRIATIKU”, por të gjithë pejanët e kanë njohur si “Jadrani”.
Një nga ëmbëltorët më të famshme të Pejës dhe jo vetëm, pas 48 vitësh është mbyllur.
Shkak i mbylljes së saj ka qenë mungesa e punëtorëve.
Për qytetarët ka qenë pikëtakim ku janë shkëmbyer shumë biseda dhe krijuar shumë kujtime të mira.
Një nga faqet lokale të Pejës, “Ku me Shku n’Pejë?” e ka përshkrues si “dëshpërues” mbylljen e ëmbëltorës ikonë të qytetit.
“Mbyllet ikona e qytetit – Ëmbëltorja e njohur
Pas 48 vitesh shërbimi ndaj qytetit, ëmbëltorja “Adriatik” ka përfunduar së punuari nga sot.
Është dëshpërues fakti që për arsye të ndryshme po detyrohen të mbyllen bizneset në Pejë, e akoma më shumë dhemb kur mbyllet një biznes ikonik sikur ky.
Faleminderit për shërbimin “Adriatik”!” shkruhet në njoftim.
Lokali ku ka mbledhur shumë qytetarë, tani është lëshuar për qera.