Pas dëshmisë në Prokurorinë Speciale, Haxhiu iu drejtohet mediave në orën 14:00

Në orën 14:00, ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, do të mbajë konferencë për media në ndërtesën e MD’së.

“Sot, më datë 20.11.2023 nga ora 14:00, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në sallën 914, kati IX, në ndërtesën e Ministrisë së Drejtësisë, ish objekti Rilindja.”

Në njoftimin e djeshëm të MD’së thuhet se Haxhiu do të japë dëshmi sot nga ora 10:00 në lidhje me rastin Dehari.