Pas 28 orësh not, avokatja shqiptare ndërpret sfidën – dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore

Avokatja dhe njëherësh atletja Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjatë sfidës për kalimin me not nga brigjet e Italisë drejt Vlorës dhe është detyruar që të ndërpresë sfidën e saj.

Mësohet se ajo ka paraqitur disa shqetësime gjatë rrugës nga uji i kripur si dhe djegia nga një kandil teksa është dërguar në spital pas problemeve shëndetësore.

Ajo e ka ndërprerë sfidën pas 28 orë not përballë Gadishullit të Karaburunit.