Parashikohen reshje bore në fund të dhjetorit

Sot në Kosovë na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Mëngjesi do të jetë i ftohtë, vende-vende me mjegull dhe ngrica, ndërsa dita stabile dhe pa ndonjë ndryshim.

Temperaturat nga -4 në mëngjes në disa zona gjatë dites do të rritet deri në 9 gradë Celsius.

Fundjava do të karakterizohet me mot stabil anticiklonik, ndërkohë që temperaturat do të fillojnë të pësojnë ulje graduale sidomos në disa rajone me erëra verilindore, ngase gjendja sinoptike do të fillojë të lëvizë drejt ndryshimit por shumë gradualisht.. .

Reshje bore në pjesë të Kosovës dhe Ballkanit pritet të kemi me 25 apo me 26 Dhjetor dhe kjo bazuar në ecuritë më të reja sinoptike.