Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të pranishme që nga mesnata. Lokalisht pritet të ketë shkarkesa elektrike. Në zonat e larta malore priten reshje bore.
Gjatë orëve të pasditës vranësirat pritet të tërhiqen në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa shtim i pjesshëm i tyre pritet sërish në mbrëmje, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara, njofton Meteo Kosova.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 15°C.