Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve.
Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë nga jugperëndimi e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, kryesisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C. /MeteoKosova/