Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Sipas parashikimeve, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius.
Ndërsa, të dielën, parashihet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vapë.
“Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperatrave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 grad Celsius. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius.”, ka bërë të ditur IHMK.
Gjatë dy ditëve të vikendit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.
Instituti ka bërë thirrje për kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë.