Moti të premten në Kosovë pritet të mbajë mot me reshje shiu gjatë orëve të hershme të mëngjesit në disa pjesë të vendit.
Gjatë ditës do të fryjë erë më e fuqishme jugperëndimore, me hove deri në rreth 50 km/h.
Të shtunën në fillim pritet më shumë diell, por më vonë vranësirat do të shtohen gradualisht.
E diela do të sjellë reshje të dobëta shiu në disa zona të vendit./Motilokal


