Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në pjesën e parë të ditës, gjegjësisht në Rrafshin e Dukagjinit.
Gjatë orëve të pasditës, sidomos në mbrëmje, pritet të ketë shtrirje më të gjerë të reshjeve, duke përfshirë edhe zonat tjera. Lokalisht reshjet do të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-47 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C. /MeteoKosova/