Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit.
Në zona të caktuara reshjet mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, sidomos gjatë orëve të pasditës.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-44 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 25°C. /MeteoKosova/