Për të Hënën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjesin e hershëm të ketë rrebeshe të izoluara në zona të caktuara, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, me mundësi për reshje ndonjë reshje të izoluara në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 15-35 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë si pasojë e depërtimit të masave të freskëta nga veriu i kontinentit. Minimalet do të luhaten prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C./MeteoKosova