Java që po vjen, në Kosovë parashihet që të mbajë mot kryesisht me diell, por nuk mungojnë as reshjet e shiut.
Temperaturat minimale, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, pritet të lëvizin prej 8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 25 gradë Celsius.
E hënë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.
E martë – Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.
E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende – vende parashihen të sjellin shi me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.
E enjte – Mot i vranët dhe vende-vende me shi . Në disa zona parashihen edhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-6m/s.
E premte – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike vazhdojnë të jenë relativisht të mira dhe stabile. Dekada e parë e qershorit parashihet me kushte të qëndrueshme meteorologjike.