Ka përfunduar me barazim pa gola pjesa e parë e takimit mes Hungarisë e Kosovës.
Kosova zhvilloi një paraqitje më të mirë gjatë 45 minutave të parë, por ishte e pafat në shënimin e golave.
Edon Zhegrova rrezikoi portën kundërshtare me dy raste, teksa mundësi të mire kishte edhe Idrizi.
Kjo është miqësorja e dytë e Kosovës nën udhëheqjen e trajnerit Foda. Takimin e parë e fituan me rezultat 1:0 ndaj Armenisë.