Oficerët korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë kanë arritur të parandalojnë futjen e 4200 eurove brenda kësaj qendre.
I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet, është veçuar dhe ndaj tij është inicuar procedurë disiplinore.
Kështu ka njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila përmes njoftimin ka falënderuara stafin e SHKK për punën dhe angazhimin.
“Falenderoj stafin e Shërbimit Korrektues për punën dhe angazhimin.Mbetemi të përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj”, ka shkruar ajo.
Për rastin është njoftuar edhe policia e Kosovës.