Flutura Kusari, juriste e së drejtës së mediave, ka folur të hënën në Pressing për rastin e Klan Kosovës.
Ajo përmendi variantin më të keq të mundshëm në këtë rast, duke treguar se nëse vendimi i Agjencisë së Regjistrimit të Biznesit (ARBK) është negativ atëherë Klan Kosova mund ta atakojë vendimin në gjykatë.
Por nëse vendimi është negativ, atëherë Kusari, ka alarmuar se nuk do të befasohej nëse deri më 10 gusht, Klan Kosovës t’i vendoset shiriti.
”Ajo që mund të ndodh është që Klan Kosova ta atakojë atë vendim në gjykatë në dy forma një përmes padisë dhe një përmes një mase të sigurisë. Nëse përgjigja e gjykatës është negative, po paragjykoj, skenari më i keq atëherë nuk do të befasohesha nëse deri më datën 5, 10 gusht të shohim një shirit rreth zyreve të Klanit dhe Klani nuk guxon me operu“, ka thënë Flutura Kusari.
Rastin e Klan Kosovës, Kusari e ka quajtur si sulm ndaj mediave, teksa ka folur për klimën që është krijuar kundër gazetarëve.