Paralajmërohet rritje e interesit të kredive në Kosovë

Rritja e interesit tek kreditë e qytetarëve të Kosovës duket se do të ndodhë shumë shpejt. Një parashikim për këtë e ka dhënë edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke e mbështetur raportin e Banka Qendrore Evropiane, që e bërë një paralajmërim të tillë ditë më parë.

Qytetarët e Kosovës shumë shpejt do të ballafaqohen me norma të reja të interesit për kreditë që kanë në banka dhe që do t’i marrin.

Norma e interesit për kredi pritet të pësoj rritje.Një parashikim për këtë e ka dhënë edhe Banka Qendrore e Kosovës, duke e mbështetur raportin e Banka Qendrore Evropiane, që e bërë një paralajmërim të tillë ditë më parë.

https://permbledhja.com/konjufca-habitet-nga-veprimi-i-pacollit-teksa-shkakton-te-qeshura-ne-kuvend-fitore-a-eshte-kamera-e-fshehte/

“…kostot e mbajtjes së likuiditetit do të sfidohen me rritjen e normave të interesit në nivel global të cilat transmetohen direkt përmes financimit nga bankat amë. Politikat monetare të disa bankave qendrore veçse janë kundërpërgjigjur rritjes së inflacionit përmes rritjes së normave bazë të interesit. BQE ka hezituar të ndërhyjë dhe ndryshoj politikën monetare në gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht si pasojë e ndikimit që pritet të ketë rritja e kostos së financimit në disa nga ekonomitë e BE-së (recesionit potencial) dhe dobësimit të mëtejmë të euros”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar” të BQK-së.

Banka Qendrore tutje në këtë raport ka thënë se kriza pandemike rriti fillimisht pasigurinë e akterëve në sistemin financiar për presion të mundshëm në menaxhimin e likuiditetit. Mirëpo, sipas BQK-së rritja e preferencave për kursime kundrejt shpenzimeve, por edhe e mundësive të reduktuara dhe pasigurive për të shpenzuar në kohë të krizës, ndikoi që bilanci i financimit të bankave të jetë në favor të pozitës së likuiditetit, pozitë që u trashëgua edhe në vitin 2021.

“Megjithatë, rritja persistente e inflacionit në nivele të papara në dekadën e fundit ka ndikuar që BQE të sinjalizoj për vendimin potencial të rritjes së normave të interesit në mbledhjen e këshillit në korrik 2022. Ndryshimet në normat e interesit në BQE do të afektojnë indirekt kostot e mbajtjes së likuiditetit dhe kostot e financimit në vend. Për më tepër, përkundër normës së lartë të likuiditetit në nivel sektori, shumica e bankave kanë shënuar rënie të raportit të likuiditetit nga viti i kaluar, ndër të cilat disa me rënie më të theksueshme”, behët me dije në raportin e BQK-së.

https://permbledhja.com/konjufca-habitet-nga-veprimi-i-pacollit-teksa-shkakton-te-qeshura-ne-kuvend-fitore-a-eshte-kamera-e-fshehte/

BQK ka treguar se edhe depozitat do të shënojnë ulje në krahasim me vitin e kaluar.“Prospektet për vitin 2022 dhe tutje japin indikacione për sfida të reja të rritura në kontekst të kostove të financimit. Fillimisht, rritja e depozitave nuk pritet të ketë trendin e rritjes sikurse në vitin 2021, dhe kjo do te nxisë konkurrencën e bankave në tërheqje/mbajtje të depozitave, duke ndikuar rritjen e kostove të financimit”.
Banka Qendrore Evropiane, për herë të parë pas 11 vjetësh, ka vendosur t’i rrisë normat e interesit, në përpjekjeje për të kontrolluar rritjen e inflacionit në Eurozonë, shkruan Demokracia.com.

Siç ka bërë të ditur ky institucion më 21 korrik, aktualisht janë rritur normat kyçe të interesit për 0.5 për qind në 0.0 për qind, ndërsa planifikohen edhe rritje të tjera gjatë vitit.Sipas Bankës Qendrore Evropiane, kur çmimet në ekonomi rriten shpejt, domethënë kur inflacioni është shumë i lartë, rritja e normave të interesit ndihmon në rikthimin e inflacionit në objektivin prej 2 për qind, në një periudhë afatmesme.

“Kjo është arsyeja përse ne kemi rritur normat e interesit: për të dërguar mesazhin se nuk do të lejojmë që inflacioni të qëndrojë mbi 2%”, thuhet në shpjegimin e Bankës Qendrore Evropiane.

Në Kosovë veprojnë 11 banka komerciale dhe vlera e kredive në to ka arritur në 4 miliardë euro.Në bazë të ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, bankat komerciale në Kosovë i përcaktojnë individualisht normat e interesit, bazuar në politikat e tyre afariste.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se norma mesatare e interesit në kredi në muajin janar ka qenë 5.66%; në muajin shkurt 5.9%; në muajin mars 5.80%; në muajin prill 5.77% dhe në muajin maj 5.82%.Ditë më parë Demokracia.com ka raportuar se qytetarët e Kosovës vetëm brenda pesë muajve të parë të këtij viti kanë marrë “borxh” në banka mbi 816 milionë euro. Kurse, gjatë tërë vitit të kaluar janë dhënë 1.8 miliardë euro kredi të reja. Në total llogaritet se kosovarët kanë mbi 3.7 miliardë euro kredi.

Nga këto, 1 miliard e 384 milionë janë kredi të dhëna për ekonomitë familjare, 2 miliardë e 299 milionë euro për korporatat jo-financiare dhe 6 milionë e 800 mijë euro për korporatat e tjera financiare.Duke u bazuar në të dhënat e BQK-së, norma mesatare e interesit në kredi është 5.6 për qind. Për ekonomitë familjare kjo normë është 6 për qind, prej të cilave konsumuese 6.4% dhe hipotekare 4.8%. Ndërsa, për korporata jo-financiare është 5.4 për qind, prej të cilave 4.4%, industriale, 5.7% dhe shërbyese 5.2%. Në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore, janë 11 banka dhe 9 nga to janë në pronësi të huaj.
Sipas të dhënave të BQK-së, bankat komerciale në Kosovë për katër muajt e këtij viti kanë fituar 44.6 milionë euro.