Paralajmërohet një takim tjetër mes Kurtit e Limajt, përflitet një marrëveshje potenciale

Takimi mes Albin Kurtit dhe Fatmir Limajt ka përfunduar të shtunën pasdite.

Ani pse dy palët nuk u deklaruan për media, është bërë e ditur se temë e takimit ka qenë mënyra se si të konstituohet Kuvendi.

Klan Kosova raporton se në takimin që ka zgjatur dy orë, nuk është diskutuar për kushtin e Nismës që Limaj të propozohet për kryeparlamentar.

Ky televizion ka raportuar se një takim tjetër pritet të mbahet gjatë ditëve të ardhshme dhe thuhet se mund të jetë vendimtar për marrëveshjen mes Kurtit dhe Limajt.