Para pak ditësh tha “Asociacioni ka vdekur” – edhe Gërvalla e ftuar në takimin e 31 dhjetorit

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, duket se po ashtu ka marrë ftesë për tubimin e 31 janarit në Ambasadën e ShBA-ve ku do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Po, në cilësinë e zv.kryeministres është ftuar kryetarja e Listës Guxo. Sa i përket pjesëmarrjes mund ta them se do të jemi të përfaqësuar,”- ishte shprehur deputetja e Guxo dhe grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Jeta Statovci.

Kujtojmë se kryeministri Kurti është shprehur se nuk ka marrë ftesë për këtë takim.

Ftesa për Gërvallën erdhi vetëm disa ditë pasi ajo deklaroi se propozimi për Asociacionin kishte vdekur dhe nuk mund të ringjallej.

Kujtojmë se Nacionale ka raportuar gjerësisht për takimin e 31 janarit ku do të diskutohen modalitetet e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.