Panadic tha se është “optimist”, por Ferizaj bëri vetëm dy goditje në portë ndaj Drenicës

Andrej Panadici vazhdon të është shumë pozitiv, edhe pse nuk di për fitore prej që ka marrë drejtimin e Ferizajt.

Në ndeshjen e fundit që zhvilloi dje Ferizaj barazoi me rezultat 1-1 kundër Drenicës. Trajneri kroat mbetet akoma pa shijuar qoftë edhe një fitore të vetme me ekipin kosovar.

Panadici pa elemente pozitive, por përveç golit nuk është se pati shumëçka për t’u ndarë i kënaqur. Gjatë tërë ndeshjes Ferizaj bëri vetëm dy goditje në portë, përcjell Futbollikosovar.net.

Këto ishin disa nga statistikat e ndeshjes:

Goditjet në portë: Ferizaj 2, Drenica 1

Kornerët: Ferizaj 2, Drenica 0

Gjuajtjet e lira: Ferizaj 3, Drenica 3

Pozitat jashtë loje: Ferizaj 3, Drenica 5

Posedimi i topit: Ferizaj 54%, Drenica 46%

Mesatarja e posedimit të topit: Ferizaj 14 sekonda, Drenica 13 sekonda;

Lojë joaktive: 50:30 minuta

Kundërsulme: Ferizaj 1, Drenica 0

Duele të fituara: Ferizaj 103, Drenica 95