Një aksident i rëndë komunikacioni në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit.
Viktimat ishin familjarë mes vete, teksa dyshohet se po udhëtonin për në Kosovë.
Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e viktimave.
Në fotot e publikuara shihet se aksidenti ka qenë tejet i rëndë pasi veturat janë bërë ‘llom’.