Pamje që bënë xhiron e botës: S’u shihej fundi besimtarëve që falën Bajramin në sheshin “Skënderbej”

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin.

Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë nën drejtimin e Kryetarit të KMSH, Bujar Spahiu.

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fiter Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi.

Ceremonia vazhdoi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Kreu i KMSH-së Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.