Në seancën e KS të OKB-së, ku po raportohet mbi situatën e sigurisë në Kosovë në gjashtëmujorin e fundit, fjalë rasti mbajtën dy presidentët, Vjosa Osmani dhe ai i Serbisë, Alleksandar Vuçiq.
Ndërkaq, në disa pamje që ka siguruar Sinjali nga kjo seancë, në kohën kur Osmani po mbante fjalimin e saj, ku rrëfente mbi krimet seksuale dhe krime tjera të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, Vuçiqi ishte vënë në siklet.
Osmani me vete kishte marrë katër heroina të Kosovës, Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin e Shyhrete Tahirin.
Pamje nga kjo skenë janë shpërndarë edhe me video të cilat mund t’i shihni më poshtë: