Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, pretendoi – duke u thirrur në spekulime – se po qarkullojnë zëra për një marrëveshje të kryetarit të VV-së, Albin Kurti me LDK-në për ndarjen e pushtetit dhe disa komunave.
Sipas asaj çka pretendon Lekaj, Kurti do të ishte i gatshëm t’i lëshojë LDK-së komunën e Prishtinës dhe postin e Presidentit, në këmbim të mbështetjes për Vetëvendosjen në Mitrovicë dhe krijimit të një qeverie të përbashkët.
“Ka spekulime që ndoshta Kurti do të lëshojë pe në Prishtinë që ta marrë Mitrovicën, që t’ia jep presidentin LDK-së. Janë vetëm spekulime që ia lëshon Prishtinën LDK-së plus presidentin dhe të bëjnë koalicion për krijimin e qeverisë e në Mitrovicë LDK-ja ta përkrah Pecin. Unë jam i thirrur t’i besoj lidershipit të LDK-së se kanë thënë se nuk do të kenë koalicion me Vetëvendosjen”, tha Lekaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.