Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë me dije se paga e 13-të pritet të ekzekutohet bashkë me pagën e muajit mars.
Ai ka treguar se nuk ka asnjë pengesë për ekzekutimin e pagës së 13-të për punonjësit e sektorit publik.
Gjatë një interviste në emisionin Pressing, ai ka thënë se tashmë Ligji për Buxhetin ka hyr ne fuqi.
“Tashmë e kemi Ligjin në fuqi, dhe nuk ka pengesa sa i përket ekzekutimit të pagës së 13-të, e cila besoj me përgatitjet teknike do të arrihet të ekzekutohet me pagën e muajit mars”, ka deklaruar Murati.
