Kombëtarja e Kosovës sot në Cyrih të Zvicrës do të mësoj kundërshtarin për play-offin e Kupës së Botës.
Kundërshtarët e mundshëm të “Dardanëve” janë Sllovakia, Polonia, Çekia dhe Uellsi. Në ceremoninë e shortit po merr pjesë edhe ish-presidenti i vendit Behgjet Pacolli.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook i ka uruar fat shtetit dardan.
Ish-presidenti është i ftuar si mysafir në këtë event derisa është takuar edhe me stafin e Kosovës, të cilët do të marrin pjesë, në krye me të parin e FFK-së Agim Ademin, selektorin Foda, menaxherin Bajram Shala e të tjerë.
“Sot, në selinë e FIFA-s në Zyrih, po zhvillohet shorti për playoff-et. Shpresojmë që ky event të na sjellë fat dhe, mbi të gjitha, edhe më shumë kurajë e motivim për skuadrën tonë.Ishte kënaqësi të marr pjesë në këtë aktivitet si mysafir dhe të takoj ekipin e vendit tonë, të udhëhequr nga miku im, kryetari Agim Ademi”, ka shkruar ai.

