Osmani zbeh rezolutën e Ramës për Dick Martyn: S’ka fuqi juridike, mos prisni përshëndetje speciale për të

Mbrëmë, në orët e vona të natës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar një rezolutë kundër raportit të Dick Marty-t. Kjo rezolutë do të dërgohet edhe në Këshill të Evropës.

Siç ka thënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të kërkohet distancimi i Këshillit të Evropës ndaj raportit të Dick Martyt, meqë ka qenë pikërisht KiE që i ka dhënë jetë pretendimeve të senatorit zviceran.

https://permbledhja.com/me-rrezikohet-jeta-nga-lista-serbe-deshmitari-ne-vrasjen-e-ivanoviqit-refuzon-deklarimin-ne-gjykate/

Rreth këtyre zhvillimeve në Shqipëri dhe për mosreagim të krerëve të institucioneve të Kosovës është pyetur sot shefja e shtetit, Vjosa Osmani, gjatë një konference për media me Ilir Metën.

Osmani ka deklaruar se s’mund të pritet një përshëndetje speciale për një zhvillim të tillë, meqë siç thotë ajo, qëndrimi i Kosovës për pastërtinë e luftës së UÇK-së është i përditshëm.

https://permbledhja.com/temperatura-deri-ne-37-grade-e-rrebeshe-shiu-moti-per-sot-dhe-fundjave/

“Nuk mund të prisni përshëndetje speciale për një ditë të veçantë, sepse qëndrimi ynë për pastërtinë e luftës çlirimtare është i çdoditshëm, është në çdo veprim tonin, është në çdo punë tonën, është në çdo frymarrje tonën dhe çdo punë që e bëjmë për ta çuar Kosovën përpara, ne e nderojmë secilin çlirimtare. Prandaj qoftë rezolutat që miratohen në Shqipëri, qoftë në Kosovë, ne vazhdimisht e kemi konfirmuar një të vërtetë e cila asnjëherë nuk do të mund të ndryshohet nga askush, pavarësisht nga përpjekjet e Serbisë dhe aleatëve të saj”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Ajo gjithashtu ka thënë se ekziston edhe një parim bazë juridik, që një rezoluta apo akt politik ose juridik mund të shfuqizohet vetëm nga organet që i kanë miratuar ato.

https://permbledhja.com/ministrja-haxhiu-konfirmon-lirimin-nga-tarifat-noteriale-per-disa-kategori/

“Sa i përket rezolutës së miratuar nga Kuvendi, natyrisht që rezolutat shprehin vullnetet politike të parlamenteve përkatëse. Mirëpo poashtu ekziston edhe një parim bazik juridik, që një akt, qoftë ajo rezoluta apo akt politik apo juridik mund të shfuqizohet vetëm nga organet që i kanë miratuar ato“, ka shtuar tutje presidentja.

Ajo ka theksuar se Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot, se lufta çlirimtare e Kosovës s’mund të zhbëhet nga askush.

“Kuvendi i Shqipërisë ka shprehur atë që secili shqiptar e ka thënë deri sot që lufta çlirimtare e Kosovës, Lufta çlirimtare e UÇK-së s’mund të zhbëhet nga askush. Historinë s’mund ta ndryshojë askush. Kosova asnjëherë nuk ka pasur çfarë të fsheh, sepse Kosova e ka mbrojtur vetveten nga një regjim gjenocidal të udhëhequr nga Millosheviqi në atë kohë, mbetjet e të cilit janë ende në Serbi për fat të keq, në kontekst të mentalitetit po flas“, ka përfunduar Osmani. /Sinjali

https://permbledhja.com/grabitje-ne-pompen-e-derivateve-petrol-company-nen-kercenimin-e-armes-hajni-merr-mbi-2-mije-euro/