Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe popullin bullgar me rastin Ditës Kombëtare të tyre.
Me anë të një postimi në “X”, Osmani tha se është e kënaqur me bashkëpunimin dypalësh, shkruan Arbresh.info.
“Urime të përzemërta për Presidentin e Bullgarisë , Radev dhe popullin e Bullgarisë ndërsa ju festoni Ditën tuaj Kombëtare. Si një partner i rëndësishëm i Kosovës, jam e kënaqur që shoh bashkëpunimin dypalësh dhe mes njerëzve ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë duke u forcuar”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info/