Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës. Nga ajo që shihet në video, Osmani dhe Kurti shfaqen të jenë me të tensionuar se zakonisht, raporton Ekonomia Online.
E pyetur për këtë pas përfundimit të takimit, Osmani tha se diskutimi ka qenë për zgjedhjet e përgjithshme.
“Për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, tha Osmani.