Osmani thotë sërish “Jo” për çfarë njohurie rreth dhunimit të vajzave nga 89-vjeçari i vrarë në Ferizaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se  shpreson që institucionet e drejtësisë do ta hetojnë në hollësi rastin e vrasjes së një familjari të bashkëshortit të saj më 16 gusht, në Ferizaj.

Është raportuar se presidentja Osmani ka pasur njohuri në lidhje me veprat për të cilat dyshohet i vrari 89-vjeçari, për dhunim dy të vajzave të mitura.

Ajo ka  kërkuar nga organet e drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre, duke thënë se nuk pasur asnjë njohuri në lidhje me rastin.

“Deklaratat e mia publike si presidente, të presidencës si institucion janë tejet të qarta. Asnjë involvim, asnjë njohuri, e as më pak ndonjë ndërhyrje në institucionet e drejtësisë të Serbisë, paramendojeni çfarë pretendimi. Të gjitha çështjet i kam sqaruar, edhe njëherë iu bëjë thirrje të gjitha organeve të hetuesisë dhe të drejtësisë që ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur”, ka thënë Osmani për Radio Evropa e Lirë.