Osmani tërhoqi kërkesën drejtuar Kushtetueses për shkak të gjyqtarit serb, e konsideron të rrezikshëm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka tërhequr kërkesën e dërguar në Gjykatën Kushtetutese për masë të përkohshme, për shkak se gjyqtar raportues në lëndën e saj është emëruar gjyqtari serb, Radomir Laban.

“Kam tërhequr kërkesën të paraqitur me 22 korrik në Gjykatë. E kam bërë si reagim të menjëhershëm të informatës së konfirmuar se gjyqtar raportues është caktuar Radomir Laban, për veprimtarinë e rrezikshme të cilit në vitit 2018, 2021 dhe 2024 institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta dhe zyrtare. Sipas këtyre informata 2021, 2024 ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare për Kosovën, dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetutes”.

“Rasti të cilin e kam adresuar në Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë me mbrojtjen e rendit kushtetutes dhe trajtojn çështje të rëndësishme, si funksionimi demokratik i institucioneve, parimi i ndarjes së pushteteve dhe formimi i instuticoneve pas zgjedhjeve të 9 shkurtit”.