Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së saj në El Salvador, është takuar me presidentin Nayib Bukele.
Kështu njoftoi vetë presidentja me anë të një postimi në Facebook, ku tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për sundimin e ligjit, prosperitetin ekonomik dhe zgjerimin e aleancave.
Sipas saj, kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të potencialit për bashkëpunim.
“El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën. Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve. Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, shkroi Osmani.