Osmani takon ambasadorë të shteteve evropiane, diskutojnë për politikë të jashtme e siguri dhe për masat ndëshkuese

Presidentja vendit, Vjosa Osman, ka takuar ambasadorët e shteteve evropiane.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani me ta ka biseduar për koordinimin e agjendës ndërkombëtare si dhe bashkërendimin me politikat e BE-së për çështjet e politikës së jashtme dhe sigurisë.

Në takim është diskutuar edhe për heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Tutje, Presidentja Osmani diskutoi edhe për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës, të cilat më së shumti po godasin mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, pa dallim, duke potencuar se Kosova tashmë i ka plotësuar të gjitha kushtet.” – thuhet ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Presidentja Osmani takoi ambasadorë të shteteve evropiane