Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka njoftuar se në New York, e ka takuar emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ajo tregoi se me diplomatin sllovak – i cili u akuzua nga Kurti se ai po ia mban anën Beogradit dhe se është i njëanshëm – diskutuan për zhvillimet e fundit në dialog.
“Në Nju Jork, u takova me Miroslav Lajcak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.
“Theksova se suksesi i saj është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, shtoi Osmani.