Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes.
Në këtë takim, Osmani ka thënë se kanë folur për partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcmimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Një fillim i mbarë i ditës me partnerët tanë amerikanë! Në San Salvador, u takova me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes. Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik. ”, ka shkruar Osmani, derisa ka publikuar disa foto nga takimet.