Osmani sot shkon në Lipjan, do të pritet në takim nga Imri Ahmeti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot do ta vizitojë komunën e Lipjanit.

Osmani atje do të takohet me kryetarin e komunës, Imri Ahmeti, e më pas do të deklarohen për media.

Presidentja Osmani do të takojë gra dhe të rinj, komunitete joshumicë dhe biznese të Lipjanit.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme do ta vizitojë komunën e Lipjanit, me ç’rast do të ketë një sërë aktivitetesh. Në orën 13:00, Presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti. Në orën 13:45, Presidentja Osmani dhe kryetari Ahmeti, do të deklarohen për media. Pastaj, Presidentja Osmani do të vazhdojë me aktivitete të tjera, duke takuar gra e të rinj, komunitetet joshumicë dhe biznese të kësaj komune.”