Osmani: Shumë aleatë na janë bashkuar në festimin e pavarësisë- Të forcojmë aleancat tona

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u shpreh e nderuar që miqtë dhe aleatët e vendit na janë bashkuar në festimin e Ditës së Pavarësisë.

“E nderuar që kemi pasur kaq shumë miq dhe aleatë që na janë bashkuar për të festuar ditën tonë të Pavarësisë dje”, ka thënë ajo përmes një postimi në ‘X’.

“Le të vazhdojmë të punojmë së bashku, të forcojmë aleancat tona dhe të ndërtojmë premtimin e vendit tonë të madh dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë.”, ka shtuar më tutje Osmani.