Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka mbajtur një fjalim në shënimin e 247 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalimin e saj, Osmani theksoi se Kosova do të vazhdojë të shikojë lartë nga ShBA-ja.
“Ne do të vazhdojmë gjithmonë të shikojmë lart nga Shtetet e Bashkuara, unë gjithmonë them se ne në fakt jemi një zgjatim i vlerave amerikane. Pra, kur themi se Kosova është edhe shtëpia juaj, me të vërtetë shpresoj që ju ta ndjeni këtë fort çdo ditë. Për ne, Shtetet e Bashkuara nuk janë thjesht një aleat, por më tepër një udhërrëfyes, një udhërrëfyes dhe një udhëheqës në përpjekjet tona globale për të mbrojtur lirinë, demokracinë dhe drejtësinë për të gjithë.
Mbështetja që SHBA-ja ka dhënë historikisht për ne, jo vetëm ka pasur rëndësi vendimtare, por ka qenë një dimension ekzistencial. Unë kam besim se shumë kapituj mbeten për t’u zbuluar midis dy vendeve tona, por është shtylla e kësaj aleance që na bën të jemi të sigurt se rruga përpara është ajo e duhura. SHBA qëndron si sinonim i lirisë sonë, për shkak të vendosmërisë suaj, lufta jonë çlirimtare kulmoi me të drejtën për të zgjedhur vetë rrugën tone”, theksoi Osmani.