Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se peticioni i nisur nga serbët e Kosovës për shkarkimin e kryetarëve në veri të vendit është e drejtë e tyre dhe se ky fakt duhet respektuar.
Gjatë homazhe para bustit të Kadri Zekës në Prishtinë, e para e shtetit deklaroi se ky peticion u lejon edhe serbëve dhe se i njëjti është në përputhje me ligjet në fuqi.
“Sot ka nis peticioni për shkarkimin e kryetarit në komunat veriore dhe siç e dini ligjet e Republikës së Kosovës lejojnë procedure të tillë e cila është në Udhëzimin Administrativ, është e drejtë që u takon qytetarëve në komunat veriore. Si shtet që jemi pa dallueshmëri etnike ua lejojmë natyrisht edhe atyre”, u shpreh Osmani.