Presidentja Osmani, pas takimit me emisarin e SHBA-ve dhe konferencës për media, ka postuar një fotografi bashkë me Escobarin.
Ajo tha se Shtetet e Bashkuara janë përkrah Kosovës për të garantuar kufijtë dhe sigurinë e vendit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përkrah Kosovës për të garantuar sigurinë tonë, kufijtë tanë, pavarësinë, sovranitetin, kushtetutshmërinë dhe sundimin e ligjit.”