Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se hapja e bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor.
Ajo në llogarinë e saj në X ka shkruar se ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet.
“Hapja e Bazës Taktike Ajrore të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkruan Osmani, transmeton Klankosova.tv
Në Kuçovë të Shqipërisë sot do të hapet zyrtarisht baza e re ajrore e Aleancës Veri-Atlantike.
Me këtë rast edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama ka publikuar momente nga montimi i dronëve “Bayraktar”,