Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur pas përfundimit të takimit të liderëve të Ballkani Perëndimor në samitin e Procesit të Brdo Brijunit.
Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se kanë diskutuar për hapat konkretë se si mund shtetet ballkanike ta ndihmojnë njëra-tjetrën.
“Synojmë që të ecim përpara, ka ardhur koha që të shohim hapa konkretë nga Bashkimi Evropian sa Ii përket procesit të anëtarësimit të shteteve demokrate të Ballkanit Perëndimor. Siç e kemi parë në procesin e liberalizimit e vizave, është dëshmuar se kur edhe plotësohen kriteret, përgjigjet e BE-së janë të vonshme”.
“Diskutuam për hapa konkretë se si mund ta ndihmojnë njëri-tjetrin. Në përgjithësi ka qenë takimi më konstrukitv i Procesit Brdo Brijunit që e kemi pasur ndonjëherë. Nuk ka pasur mosdakordim për temat e propozuar në deklaratë, një propozim për specifikuar rreth përshpejtimit të integrimit të Bashkimit Evropian. Pak a shumë integrimi evropian ishte kryefjala e gjithë këtij takimi dhe synimet që të ecim sa më përpara në këtë proces”, ka thënë Osmani.