Osmani kujton komandant Drinin: ”I mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit deri në frymën e fundit”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar Ekrem Rexhën, të njohur si komandant Drini.

Osmani ka thënë se komandant Drini ishte “luftëtari i UÇK-së, i cili i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit deri në frymën e fundit”.

Ajo ka shtuar se komandant Drini ëndërr e kishte lirinë dhe u vra para shtëpisë pak kohë pasi që Kosova u bë e lirë.

Osmani ka thënë se ai ka lënë pas vetes trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur dhe se i tillë do të mbetet në mendjet e secilit qytetar të Kosovës.