Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të lamtumirës në nderim të shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare.
Përveç Konjufcës siç ka njoftuar Kuvendi do të marrin pjesë edhe disa deputetë.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, shoqëruar nga deputetë të Kuvendit, më 3 korrik, do të bëjë homazhe dhe do të marrë pjesë në ceremoninë shtetërore të Lamtumirës, që organizohen në Tiranë në nderim të personalitetit të shquar të letrave shqipe, Ismail Kadare”, thuhet në njoftim.
Dje është konfirmuar edhe pjesëmarrja e presidentes Osmani