Presidentja Vjosa Osmani duke folur në Këshill të Sigurimit ku po diskutohet raporti i UNMIK-ut për situatën në Kosovë ka theksuar se Republika jonë ka arritur të transformohet duke shënuar shumë suksese, përfshi sportin, artin dhe kulturën.
Osmani duke iu kundërpërgjigjur Vuçiqit ka theksuar se deklaratat e Serbisë për përsekutim etnik janë të pabaza dhe të rrejshme.
Ajo ka theksuar se interesat e serbëve në Kosovë mbrohen me ligje dhe kushtetutë.
Megjithatë ajo ka treguar se Serbia ka shtuar agresionin ndaj Kosovës me arrestimin e tre policëve, dhe me stërvitje ushtarake nga bazat e shumta përreth kufirit në Kosovë, duke i ngritur edhe dronët kamikazë të Iranit përreth kufijve të Kosovës.