Më 15 dhe 16 prill 2024, në Prishtinë do të mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
“Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë po rikthehet!Më 15 dhe 16 prill 2024, Prishtina do t’i hapë dyert sërish për pjesëmarrës nga mbarë bota me qëllim të bashkëpunimit për siguri e paqe të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, ka thënë Osmani.
Ajo ka publikuar një video ku ka përmendur edhe edicionin e parë të Forumit ku Kosova kishte mirëpritur liderë, akademikë, ekspertë të agjendës për gratë paqen dhe sigurinë nga e mbarë bota.