Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë thirrje për përgatitje për përballjen e nesërme mes Osmanit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në OKB.
Ai ka thënë se do të jetë një përballje mes forcave dhe ideologjive të kundërta.
“Nesër në orën 16:00 në KS të OKB-së , përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar ai.